Anjeza Shahini organizoi një ceremoni të fshehtë martesore në Toskana të Italisë duke e mbajtur atë larg medias. Këngëtarja dhe diplomati anglez Pol, organizuan një festë me miqtë dhe familjarët e tyre, pa zhurmë dhe shumë të qetë. Por Anjeza duket se i është rikthyer jetës së përditshme menjëherë. Ja tek e shohim me dy kolegët e saj Rona Nishliun dhe Dren Abazin, me të cilin ka bashkëpunuar muzikalisht. Mos janë duke realizuar një këngë të tre?!