TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet prej së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot vjen njoftimi i parë i zyrës së shtypit që informon mbi takimet e Kryeparlamentarit. Referuar këtij njoftimi mësojmë se Meta është pritur në SHBA nga Drejtori Rajonal për Europën Lindore në Institutin Demokratik Amerikan, Robert Benjamin. Ai ishte i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade. Ende nuk ka informacione nëse ka do ta presë ndonjë zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.