Grida Duma
Ajo u shpall si politikania më e bukur shqiptare, sipas sondazhit të Opinion.al me 45.6%. Por dje në program Grida Duma kishte zgjedhur një kostum ngjyrë pana, kombinuar perfekt me këpucët kafe me taka. Edhe grimi i saj është në perfeksion me tiparet e saj.
Eliona Kulluri
Psikologia Kulluri duket shumë elegante me këtë fustan bojë kafë, kombinuar perfekt me aksesorët dhe këpucët. Ky model “bob” i shkon shumë.
Preç Zogaj
Analisti Preç Zogaj nuk heq dorë asnjëherë nga kostumet dhe kravatat. Edhe dje ka zgjedhur një kostum të zi me një kravatë shumëngjyrëshe, për look-un e tij.
Nora Malaj
Zv.Ministria e Arsimit Nora Malaj e kishte bërë bukur kombinimin bardh e zi. Pantallonat e zeza dhe kjo këmishë kremi me pika të bardha e tregojnë shumë stil Nora Malajn. Interesante janë edhe takat e kuqe të këpucëve, që shkojnë shumë me kobinimin bardh e zi.
Arian Galdini
Nuk është menduar gjatë, një palë xhinse, këmishë dhe xhaketë. Shumë thjesht dhe shumë rehat, besojmë se duhet të ndihet pedagogu Galdini në kolltukun e Opinion.
Ylli Manjani
Edhe Zv.Ministri i Transporteve, Ylli Manjani ka hequr kostumin serioz dhe është veshur më sportiv, në studion e Opinion.