“Kryeministër i paaftë dhe mashtruesi më i madh që nga koha e Nastradinit”. Kështu e ka cilësuar Basha, kreu i PD-së, Kryeministrin e vendit në një status të gjatë në FB. Në fakt ky status, që ka pasuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Ekonomisë ka pikërisht në fokus disa nga deklarimet e Ramës në këtë mbledhje. Basha ka vijuar statusin e tij të gjatë duke shtuar që ka ardhur koha, ta heqim zvarrë nga piedestali këtë Kryeministër.