Skënderbeu i Korçës nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv në pjesën e parë të luajtur kundër Sportingut të Lisbonës, në kuadër të ndeshjeve të treta në Europa League. Korçarët e kanë mbyllur 45 minutëshin e parë në disavantazhin 2-0. Golat për Sportingun u shënuan në minutën e 38’ nga italiani Akuilani dhe Montero në minutën e 41’. Është për tu shënuar që Skënderbeu luan me 10 lojtarë që nga minuta e 24’. Sulmuesi Hamdi Salihi është ndëshkuar me karton të kuq.