TIRANË- Zv/ministri i Jashtëm, Belortaja duke raportuar në Komisionin e Jashtëm tha se me ardhjen e dimrit Shqipëria mund të jetë e rriskuar nga emigrantët e lindjes që po tentojnë europën. Sipas tij me mbylljen e kufijve në vendet e tjera si Slloveni apo Hungari, Shqipëria mund të përdoret prej tyre edhe për shkak të një klime më të butë që ka Shqipëria gjatë dimrit.
Por numri II i diplomacisë shqiptare, përfaqësues i LSI tha foli edhe për azilkërkuesit shqiptare. Ai tha se numri i tyre është rritur frikshëm. Belortaja u kujdes të vinte në dukje faktin se ky ishte vetëm mendimi i tij personal.