E drejta e shëndetit jo domosdoshmërisht përkon me të drejtën qytetare për të mos parë burra me organet gjenitale jashtë që urinojnë poshtë urave. Ky ka qenë edhe debati midis pedagoges Iris Luarasi dhe juristit Klodian Mete, i cili në debatin nëse duhet të publikohen apo jo fotot e personave që urinojnë në vende publike ka mbrojtur të drejtën e shëndetit por jo të publikimit të fotove të tyre, ndërsa Luarasi ka kundërshtuar si veprimin ashtu edhe diskretitimin nëpërmjet fotove publike.