Monitorimi i shtatzënisë tashmë është bërë HD. Prindërit kanë mundësi të shohin fotografitë e bebit ende të palindur, të mundësuara me ndihmën e teknologjisë 3D apo 4D. Me këtë është bërë një përparim në teknologjinë e UT, sepse përfshinë ultratingullin tredimensional, i cili të dhënat me anë të valëve zanore i kthen në fotografi 3D. Ultratingulli katërdimensional (4D), është ultratingulli 3D në lëvizje. Qëllimi kryesor i ultrazërit 3D/4D është që të përcaktojë zhvillimin neurologjikë të fëmijës, ai mund të zbulojë anomalitë embrionale dhe fetale.