TIRANE- Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë udhëtuar së bashku në një avion nga Zvicra në Rinas. Kështu shkruan media e shkruar duke iu referuar burimeve konfidenciale. Berisha ishte javën që kaloi në në Forumin e Crans Montana, ndërsa Meta ishte në Francës. Nuk dihet nëse kanë pirë kafe bashkë në Zvicër por ajo që dihet është se në kthim ata kanë qenë bashkë në një avion. Ilir Meta ka qenë i shoqëruar me deputetin çam, Aqif Rakipi, në kuadër edhe të një afrimi mes PDIU dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Të jetë i rastësishëm ky udhëtim?! Ky është takimi i dytë miqësor pas atij në ambasadën kineze ku është shkrepur kjo foto.