Sigurisht që 41 vjetori i këngëtares Aurela Gaçe, nuk mund të kalonte pa surpriza dhe emocione. Bashkëshorti i saj Skerdi i kishte realizuar një tortë surprizë dhe të gjithë ata që kishin ardhur ta shihnin në klubin e saj, e pritën me ovacion këngëtaren e tyre të preferuar.Gaçe u ngjit në skenë e shqetesuar pasi kolegët i thanë se, Skerdi kishte probleme me policinë, por në vend të uniformave blu ajo gjeti publikun e saj i cili duartrokiti dhe brohoriti për të kur ajo u shfaq.
” Më thanë që Skerdi kishte probleme me policinë dhe u ngjita me vrap, madje zbathur dhe pa buzëkuq. Thashë me vete çfarë te ketë bërë Skerdi përveçse është martuar me mua”, tha këngëtarja dhe pas një puthje me bashkëshortin tha se që sonte do të nisnin punën për djalin.
Në shenjë falenderimi për bashkëshortin e saj, Aurela Gace i këndoi atij hitin e saj ” Shpirti i shpirtit tim”.
Edhe fansat dhe adhuruesit e saj i sollën Gaçes shumë buqeta me lule dhe i uruan 41 vjetorin e saj të lindjes. I njëjti urim i shkon edhe nga ne!!