TIRANE- Shqiptarët përshfshi këtu trajnerin Gianni De Biasi janë ende të përfshirë nga gëzimi që Kombëtarja u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Europian. Lojtarët dhe trajneri kanë dhënë vazhdimisht intervista në mediat vendase dhe ndërkombëtare. Në disa raste ato janë keqkuptuar si në rastin kur De Biasi foli për një radio greke, ku më pas u tha se ai kishte dëshirë të drejtonte përfaqësuesen e këtij vendi.
“Gazetarët grekë kanë thë diçka që nuk ekziston, pasi unë kam thënë vetëm që ndoshta në të ardhmen mund të stërvis edhe përfaqësuesen e Greqisë. Unë kaq kam thënë, pasi ashkush nuk mund ta njohë të ardhmen e tij”.
Gianni De Biasi ka konfirmuar se marrëdhënia e tij me federatën është tepër korrekte dhe se do të jetë trajneri i Kuqezinjve në Europian.
Ka patur shumë keqkuptime, pasi për atë që shkruhet e thuhet duket sikur unë dhe federata jemi kundërshtarë, kjo nuk është absolutisht e vërtetë, punojmë në mirëkuptim të plotë, ndryshe nuk do të ishin arritur këto rezultate. Unë që ditën e parë që erdha në Tiranë kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Duka duke më dhënë mundësinë të punoj ashtu si dua unë dhe për këtë dua ta falenderoj. Unë mund të them që kontrata ime rinovohet atomatikisht deri në Europian dhe nëse federata dëshiron ta zgjasë kontratën më vonë është diçka tjetër.
59-vjeçari nuk dëshiron të bërë parashikime për rezultatet e Kombëtares në fazën finale të Europianit që do të zhvillohet verën e ardhshme në Francë.
Të shikojmë se cilët do të jenë kundërshtarët. Besoj se e rëndësishme është që u kualikuam në Francë dhe do të shkojmë atje për ti vendosur kundërshtarët në vështiërsi ashtu siç bëmë gjatë kualifikueseve.
Gianni De Biasi është trajner i Kombëtares prej dhjetorit të 2011. Ai gjatë këtyre vieve arriti të rinovonte grupin që mundësoi edhe kualifikimin për herë të parë në fazën finale të një aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar.