Soni Malaj edhe pse po divorcohet duket shumë e lumtur. Ja tek e shohim në Romë, ku ka shkuar të takoj ish-bashkshortin e saj Mirko. Soni ka foluar dje në rrjetet sociale për divorcin e saj. Ajo është shprehur se dashuria mes saj dhe Mirkos ka mbaruar, por tashmë të gjithë dashurinë e botës ata do t’ia japin vetëm vajzës së tyre Annës. Soni dhe Mirko mesa duket kanë mbetur miq të mirë edhe pas ndarjes.