TIRANE- Xhani De Biasi është trajneri i Kuqezinjve, i cili gëzoi një popull të tërë duke çuar skuadrën në Europian. Kështu shkruan “Gazzetta della Sport” në Itali. De Biasi ka treguar për sportiven italiane se ky kualifikim u kthye në një festë për popullin shqiptar. “Gjatë festimeve ishte një situatë e jashtëzakonshme që nuk mund ta përshkruaj dot. Një popull dhe një flamur që nuk mbetet vetëm brenda kufinjëve të vendit, por kudo ku ka shqiptarë që e duan kombin e tyre” tha Xhani De Biasi që është bërë edhe shtetas shqiptar. De Biasi drejton Kombëtaren prej 4 vitesh, por thotë se në fillim nuk dëshirote as të diskutonte për të ardhur në Tiranë, por kur pranoi e vërtetoi se mund të bëhej pjesë e një projekti ku mund të vendoste në jetë idetë e tij. e Biasi shpreson që kjo përfaqësuese të arrijë më shumë dhe të tregojë vlerat e saj edhe në fianalet e Euro 2016, që do të mbahet në Francë. “Ky kualifkim na jep shpresë se ëndrrat mund të realizohen. Nuk është e lehtë në këto nivele, por do të përpiqemi”, ka deklaruar trajneri i kumbëtares shqiptare për gazetën e njohur italiane të sportit. Tani mbetet rinovimi i kontratës ku pritet të nisin bisedimet ne FSHF, ndërsa skuadra do të presë shortin që do të hidhet më 12 dhjetor në Paris.