Cmendet trajneri Olsen i Danimarkës. Pas mllefit që shfryu pas ndeshjes me Shqipërinë ku Kuq e Zinjtë arritën ti merrnin një barazim brenda në Kopenhagen, ndërsa pa që Danimarka e tij nuk mundi të kualifikohej direkt për në France 2016, Morten Olsen ka shfyrë duke thënë se ndeshja e fituar nga Shqipëria në Armeni ishte e shtrembëruar, duke lënë të kuptohej mundësinë e një trukimi. Një lajthitje e Olsen I cili mesa duket ka harruar kompromisin në Europianin e vitit 2002, ku Danimarka e tij barazoi 2-2 me Suedinë, vetëm e vetëm për të nxjerrë jashtë loje Italinë.