TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ka lënë pa komentuar atë çka ndodhi dje në foltoren e Kuvendit, kur Rama qendroi bashkë me të gjatë replikës. Berisha thotë se ishte në të drejtën e vet për replikë, ndërsa Rama i qendroi në këtë si truprojë, duke bërë një figurë të keqe.
“Unë isha dje në kohën time ligjore dhe kur arrita në foltore i thashe “shko e ulu mos rri ketu si badiguardi im”, por ai qendroi ne kembe pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bente nje bruto figure”, shkruan Berisha në Facebook.