TIRANË- “Pas çdo suksesi të Policisë, ka një baltosje më shumë nga PD”. Kështu shkruan Tahiri në Facebook duke iu përgjigjur akuzave të Berishës se njihte personin që iu bë atentat në Tiranë më 1 Tetor pranë Lulishte 1 Maj. Më tej Tahiri shkruan “policia në krye të detyres kundër krimit, SHQUP-i në krye të detyres kundër Policisë”. Përgjigjja nuk është vetëm për Berishën por PD në tërësi e cila tha krimet e Tahirit janë ndërkombëtarizuar.
Deklarata e PD
Me Saimir Tahirin, me mister AA003GB, ne ia arritëm edhe kësaj dite kur shtypi italian të përmend përfshirjen e ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës, dhe ky skandal të ndërkombëtarizohet tashmë. Nuk e dimë se sa krenar është Edi Rama pas kësaj me ministrin e tij, por një gjë dihet se ka kaluar një muaj qysh se Tahiri gjendet nën akuzat më të rënda për një ministër të brendshëm, dhe ai vazhdon të jetë në detyrë.