Nutricionisti Benjamin Brown, jep disa këshilla se cilët janë vajrat më të mirë dhe të këshillueshëm për organizimin tuaj. Studimin e tij ai e ka botuar në faqen “Healthista”.
Vaji i farave të zeza
Nëse vuani nga artritet apo edhe nga alergjitë e ndryshme të stinës, vaji i farave të zeza është ai që iu vjen në ndihmë. Pini një lugë gjelle nga ky vaj dhe do ti shihni rezultatet e tij.
Vaji i peshkut
Mos u shqetësoni sepse ky vaj nuk mban erën e tmerrshme të peshkut dhe është shumë i këshillueshëm, sidomos në periudhën e dimrit. Dietologët ua këshillojnë këtë produkt veçanërisht personave që mbajnë dieta sepse ai përmban Omega 3, por në të njëjtën kohë edhe fëmijëve.
Vaji i farave të linit
Ky lloj vaji është i shkëlqyeshëm për kulinari. Mund ta përdoni në sallata, smoothies, apo edhe pjata të ndryshme. Nga ana tjetër ai është i shkëlqyer edhe për lëkurën tuaj. Në rast se keni një lëkurë të thatë një lugë nga ky vaj do të ishte ideal. Në rast se nuk dëshironi ta konsumoni, atëherë mund ta lyeni fytyrën me të dhe rezultati do të jetë i njëjtë.
Vaji i mentes
Aroma e tij fantastike dhe e freskët të shëron direkt sapo e nuhat. Ky lloj vaji është shumë i mirë për masazhe, pasi të shëron dhe qetëson dhimbjet.
Vaji i kokosit
Është fantastik për trupin dhe fytyrën ,por në të njëjtën kohë rekomandohet edhe në kuzhinë, veçanërisht në sallata.
Vaji i susamit
Është vaj trandicional indian, që përdoret jo vetëm për masazhe por edhe për aspekte të tjera të organizmit tonë. Vaji i susamit shëron dhimbjet e dhëmbëve, largon aromat e këqija të gojës. Mbajni për 10 minuta në gojë dhe më pas shpaljeni këtë të fundit me ujë të ngrohtë.