Teksa ka kaluar fare pak kohë nga përfundimi i marrëdhënies së saj me Ricky Hilfiger, Rita Ora ka nisur një romancë të re. Mediat e huaja shkruajnë se ajo sapo ka filluar një lidhje dashurie midis yllit të pop-it nga Kosova dhe solistit të grupit “Blink 182” Travis Barker. Sipas “US Weekly”, këngëtarja shqiptare është duke shijuar ditët e para të lidhjes me 39- vjeçarn amerikan dhe së fundmi janë parë bashkë në një ndeshje basketbolli.