Dasma e një 23-vjeçraeje nga Ohio do të mbetet padyshim më emocionuesja, e cila preku zemrat jo vetëm të dasmorëve, por edhe të miliona njerëzve në mbarë botën. Brittany Peck, e cila jetonte me nënën dhe njerkun, në ditën më të rëndësishme të saj, nuk dinte se cili duhet ta shoqëronte atë në altar, babai apo njerku. “Ajo më telefonoi dhe më tha: baba, diçka po më shqetëson”. Unë i thashë se kisha planifikuar diçka. Ajo ishte shumë e mërzitur dhe kjo ishte gjëja e fundit që unë doja për të”, rrëfen ai. Në ditën e dasmës, teksa babai po shoqëronte papritur të bijën në altar, ndalon papritur. “ Njerëzit ishin konfuz, kur ai u ndal papritur”, shkruan fotografja Delia, në facebook. “Ai u drejtua për nga njerku i vajzës. E kapi atë për dore dhe e tërhoqi drejt altarit për të shoqëruar sëbashku vajzën”, shkruan ajo.