Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali CEZ-OSHEE mungojnë 37 mln euro, paditet Seferi

2015/09/26 at 2:50 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandali CEZ-OSHEE mungojnë 37 mln euro, paditet Seferi

TIRANË- Korrupsioni në ndërmarrjen e shpërndarjes së energjisë ish-CEZ sot OSHEE nuk njeh fund. Është Kontrolli Lartë i Shtetit ai që ka çuar në prokurori ish-administratorin e OSHEE (ai që mori në dorëzim ndërmarrjen që lanë çekët e CEZ-it).


Sipas KLSH është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën e 32 milionë euro. Ndërsa të ardhura të munguara për shoqërinë OSHEE dhe për Buxhetin e Shtetit në vlerën 5.6 milionë euro.

“Nga auditimi i blerjes së energjisë elektrike, për periudhën Janar – Korrik 2014, nga CEZ, rezultoi se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 2,96 miliarde lekë, ose 21,238,860 euro, si rrjedhojë e blerjes së energjisë elektrike me çmime më të larta se ato të tregut”, thote KLSH.

Një aferë tjetër e zbuluar nga KLSH është ajo e mbifaturimit të konsumatorëve me pasojë uljen artificiale të humbjeve teknike.

“Nëpërmjet uljes artificiale të humbjeve teknike, është shkaktuar një dëmtim i interesave të ligjshme të shoqërisë “KESH” sha dhe buxhetit të shtetit, për 2014, në vlerën 1,547,032 mijë lekë, ose 11,082,687 euro”, thuhet në njoftim.

“Nga auditimi i blerjes së materialeve dhe pajisjeve elektrike nga shoqëria ÇEZ Shpërndarje, përgjatë vitit 2014, rezultoi që është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 4 milionë eurove, si rrjedhojë e shkeljeve të procedurave të tenderimit të vendosura nga ERE”, bën të ditur KLSH-ja.

“Nga auditimi i pjesshëm për shkak të dokumentacionit të mangët ekonomiko-financiar, i disa prej kompanive të mbledhjes së borxhit tё energjisë rezultoi që këto kompani kanë përfituar padrejtësisht nga CEZ, së paku j 6 milionë euro”.

Sipas KLSH, audituesit shprehen me rezervë se kanë gjetur një sërë mangësish, si: Mungesë të një inventari të plotë të llogarive CEZ, si në momentin e kalimit të kësaj shoqërie nën administrimin e përkohshëm të shtetit më datë 21.01.2013, ashtu edhe pas kësaj date deri në periudhën e përfundimit të këtij auditimi. Mosdisponimit të programeve autentike të Shoqërisë CEZ (SAP – Programi i kontabilitetit, Billing – Programi i faturimit dhe Mobirid- Programi i leximit të matësve), mbi bazën e të cilave kjo kompani menaxhonte dhe administronte aktivitetin e saj, që nga momenti i kalimit të kësaj shoqërie nën administrimin e përkohshëm të shtetit dhe deri më periudhën e përfundimit të këtij auditimi. Ekzistencës së të dhënave kontradiktore në dokumentacionin e disponuar në OSHEE nga dega ekonomike, drejtoria ligjore dhe drejtoria e shitjes. Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion u konstatua që për katër kompanitë e audituara, nga ana e Shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, nuk disponohej dokumentacioni i plotë për justifikimin e pagesave të dhëna këtyre kompanive të mbledhjes së borxheve, duke ngritur kështu dyshime serioze për shumat e përfituara padrejtësisht prej këtyre kompanive nga Shoqëria “CEZ Shpërndarje”.

Në mungesë të ekzistencës së dokumentacionit të plotë justifikues për zbatimin e detyrimeve kontraktore të kompanive të mbledhjes së borxheve, vlera prej 847,936,386 lekë do të konsiderohet si dëm ekonomik i përfituar në mënyrë të padrejtë nga ana e tyre.

Në lidhje me këtë konstatim, KLSH i ka rekomanduar Drejtorisë së Auditit të Brendshëm të OSHEE, marrjen e masave të menjëhershme për të përfshirë në veprimtarinë e saj audituese, aktivitetin e të gjitha kompanive të mbledhjes sё borxhit tё keq të energjisë elektrike duke analizuar në veçanti kallëzimin penal të Avokaturës së Shtetit, përcjellë organit të Prokurorisë me shkresën nr. 526/34, datë 24.07.2013, si dhe të organizojë punën për auditimin e plotë të veprimtarisë administruese dhe menaxhuese, ekonomike dhe financiare të CEZ Shpërndarje Sha, për periudhën e administrimit të përkohshëm të kësaj kompanie, duke filluar nga data 21.01.2013.

Nga auditimi i zbatimit të kuadrit rregullator në dhënien e pagave dhe shpërblimeve rezultoi që është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 336,986 euro, si rrjedhojë e pagesave të tepërta për shpërblime në fund të vitit, si dhe një dëm ekonomik në vlerën 29,232 euro persa i përket shpenzimeve të ndryshme operative.

Nga auditimi i blerjes së energjisë elektrike në muajin dhjetor 2014 u konstatuan të ardhura të munguara për shoqërinë OSHEE dhe për buxhetin e shtetit, të krijuar nga eksporti i energjisë nga KESH sha dhe importit të energjisë nga OSHEE në vlerën 5,630,713 euro, ku OSHEE kishte blerë energji elektrike me çmim 22,32 Euro/Mëh më të lartë se sa çmimi i shitjes së KESH sha në këtë periudhë.

Gjithashtu, nga auditimi rezultoi që ERE, me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka krijuar një situate konfuze në sistemin energjetik, jo vetëm në aktet e nxjerra prej saj, por dhe në monitorimin e shoqërive që operojnë në sistemin energjetik, me pasoje financiare për buxhetin e shtetit, kryesisht duke mos përcaktuar detyrimin e dy shoqërive KESH dhe CEZ për të rakorduar në lidhje me tepricat e prodhimit të KESH sha. Situatë e cila është përmirësuar vetëm në Shkurt 2015, nëpërmjet vendimit të ERE nr. 12, datë 06.02.2015 dhe marrëveshjes përkatëse ndërmjet KESH dhe OSHEE.

Auditimi i KLSH ka evidentuar që nga ana e CEZ Shpërndarje Sh.a., nuk janë ndjekur procedurat për hartimin, miratimin e projekt-programit ekonomik dhe financiar, nuk është raportuar periodikisht në ERE; nuk është miratuar niveli i pagave të punonjësve në ministrinë përkatëse; ka diferenca në inventarizimin e aktiveve të qëndrueshme; ekzistojnë mospërputhje e llogarive të arkëtueshme midis sistemit të faturimit dhe të dhënave të kontabilitetit për faturat e papaguara nga abonentët, si dhe mospërputhje e detyrimeve për huat afatgjata me KESH SHA; ka mangësi në zbatimin e procedurave të prokurimit publik dhe në zbatimin e kontratave, nuk është ngritur njësia e prokurimit; studimi i vlerës së kontratës nuk është plotësisht i saktë; nuk është hartuar dhe miratuar një plan strategjik auditimi dhe plan vjetor i punës së departamentit të auditit të brendshëm; ka mangësi në procedurat dhe zbatimin e tyre për blerjen e energjisë elektrike dhe mbledhjen e borxhit të shoqëruara me dëm ekonomik, etj.

Në total, nga auditimi rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të CEZ Shpërndarje Sh.a. (aktualisht OSHEE) dhe për rrjedhojë edhe buxhetit të shtetit, arrin në vlerën 32,039,440 Euro dhe të ardhurat e munguara arrijnë në vlerën 5,630,713 Euro.

KLSH me 25 shtator ka depozituar pranë Prokurorisë Tiranë, kallëzimin penal për Arben Seferin në cilësinë e ish-Administratorit të shoqërisë CEZ Shpërndarje Sh.a., (përgjatë vitit 2014) E.Z. në cilësinë e ish-Drejtorit të Departamentit të Shitjes në CEZ Shpërndarje Sh.a.; dhe J.Z. në cilësinë e ish-Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në CEZ Shpërndarje Sh.a., të cilët në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tyre funksionale kanë konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës.



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Elhaida Dani ndodhet në…

Elhaida Dani ndodhet në...

Enca e “nxehtë” dhe në vjeshtë

Enca e "nxehtë" dhe në vjeshtë

Motrat Istrefi transparente për publikun

Motrat Istrefi transparente për publikun

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com