Kapiteni i kombëtares Lorik Cana është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Monica ka sjellë në jetë një djalë. Vogëlushi ka lindur i shëndetshëm dhe i ka gëzuar të gjithë. Në ndeshjen me Serbinë do të kemi një tifoz më shumë kuq e zi, që i shtohet Kombëtares. Ne i urojmë të voglit jetë të gjatë dhe të lumtur!