TIRANE- Ish-kryeministri Berisha vazhdon të denoncojë fakte qe i vijnë nga qytetari dixhital siç njihet ndryshe tashmë qytetari anonim që e informon nëpërmjet rrjetit social. Në postimin e tij më të fundit Berisha denoncon nëpërmjet këtij qytetari emërimin e Orest Malushit në krye të drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Erseke.
Denoncim të cilin Berisha e ka postuar edhe në profiling e tij në fb.
“Prsh Doktor.. Dua te denoncoj nje person me super rekorde kriminale që eshte drejtor i ujesjellesit Ersekë. Quhet Orest Malushi i denuar me 12 vjet per vrasje mbetur tentave, i deportuar nga USA per kete krim, kreu 8 vjet burg dhe tani rilindi duke u bere drejtor. Gjithashtu anetar i keshillit e qarkut dhe kryetar i grupit te punes per emerimet ne PS-ne Erseke. Turp me te madh nuk ka ku te shkoje. Babai i tij Gezim Malushi ishte eksponenti kryesor i djegies se godines se PD-se Korce ne vitin 1997 pastaj u be drejtor i keshit per 8 vjet. Per shkak te hasmerive te te birit (DREJTORIT) u shperngul ne Erseke ku dhe i biri kriminel i hyri politikes. Duke ditur qe ju jini i vetmi ze i se vertetes dhe duke shpresuar qe me denoncimin e fuqishem qe do i beni ju ketij njeriu do pritet e hyra ne parlament me 2017 se ne PS po mos kesh bere vrasje nuk te bejne deputet. Ju lutem denoncoheni kete rast Doktor Berisha. Erseka nuk e meriton te perfaqesohet nga nje kriminel.”