VLORË- Dy persona të akuzuar për pedofili janë kapur në qytetin e Vlorës pas denoncimit të prindërve të fëmijëve të abuzuar. Policia njofton se ka arrestuar sot e (hënë) dy shtetas për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Konkretisht:
Bashkim Ferati, 39 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”, Vlorë u arrestua pasi në vendin e quajtur “Ish-Fabrika e Tullave” ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me një vajzë të mitur vetëm 6 vjec, banuese në të njëjtën lagje me të.
Maksim Durmishi, 71 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar në lagjen “28-Nëntori”, pasi ka ngacmuar seksualisht minorenen me iniciale Xh.Gj., 13 vjeç, banuese në lagjen “10 Korriku”.