TIRANE – Atë c’ka shumëkush mund ta ketë artikuluar nëpër biseda mes miqsh, një qytetar nga Durrësi e ka bërë realitet. Ka paditur të gjithë kryeministrat që ka pasur Shqipëria pas viteve ’90 për situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi.
Nikoll Prenga banues në qytetin e Durrësit ka kallëzuar krerët e qeverive shqiptare përfshi edhe kryeministrin aktual Edi Rama. Sipas tij, kryeministrat janë përgjegjësit kryesorë për situatën e vështirë në të cilën është gjendur Shqipëria në këto vite. Kështu të paditur janë: Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino,Ylli Bufi.
Kallëzimi është bërë prej më shumë se një viti, por hetimet ende nuk kanë nisur. Fillimisht, në v. 2014 Prenga e dorëzoi padinë në Prokurorinë e Përgjithshme, por kjo e fundit ia delegoi Durrësit. Më 23 korrik 2013 Prokuroria e Durrësit i pushoi hetimet për moskompetencë.
Pingpongut të akuzës i dha zgjidhe gjykata e lartë. Me një vendim të qershorit 2015 ajo urdhëroi Prokurorinë e Përgjithshme të nisë hetimet për 8 kryeministrat.
Në këto kushte, pritet që organi i akuzës të fillojë hetimet ndaj krerëve të Qeverive shqiptare nga 1990-2015 për mënyrën se si ata kanë qeverisur vendin.