Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në vëmendje të zotit Nishani

2015/09/01 at 12:03 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Në vëmendje të zotit Nishani

Nga Artur Zheji


Është e vërtetë zoti Nishani, ashtu si edhe ua kemi shkruar në një mesazh personal, edhe unë drejtori i gazetës Mapo, ashtu edhe kryeredaktori Arion Sulo, që në faqen tonë on line, për disa orë qarkulloi një lajm krejt i pasaktë, në lidhje me ju.

Dukuria e re, e lajmeve gazetareske “on line”, bën që për arsye ngutjeje, të ndodhë shpesh që burimet e informacioneve në qarkullim të mos konsultohen në standardin e duhur dhe kësisoj, aksidenti ndodh. Mirëpo është gjithsesi në logjikën e lajmit on line dhe të faqes on line, që, me të njëjtën shpejtësi që ndodh aksidenti, po aq shpejt edhe “korrigjohet” duke u hequr lajmi i pabazuar nga qarkullimi.

Kjo padyshim nuk zvogëlon apo shmang përgjegjësinë tonë si gazetarë, për të cilën ne si një media me prestigj të konfirmuar publik, zoti Nishani, ju kërkojmë pa droje dhe pa rezerva, një ndjesë publike për atë që ndodhi.

Ju pra, ashtu si thuhet në deklaratën e Presidencës, nuk keni pushuar as edhe një orë të vetme në jahtin luksoz të Babait të Emirit të Katarit.

Personalisht, mendoj se, edhe nëse do të kishit pirë një çaj apo kafe kortezie në jahtin e famshëm, nuk do të kishit konsumuar përveç çajit apo kafes dhe kortezisë presidenciale, ndonjë mëkat të posaçëm. Por kjo është një çështje tjetër.

Lajmi u tranzitua në të paktën 6 apo 7 faqe on line atë ditë dhe sipas raportimit që m’u bë, në kthim nga pushimet, u kopjua në mënyrë automatike, pa shtuar as komente, shpoti, apo nëntekste ironike.

Bën habi në të njëjtën kohë zoti Nishani, që zyra juaj e vëmendshme, ka veçuar në deklaratën e saj të ashpër, vetëm Median Mapo.

Përtej miklimit që kjo na shkakton si një media shumë e vizituar dhe referenciale për Presidencën dhe jo vetëm, aty nuk përmendej asnjë media tjetër on line, për këtë mëkat të ngjashëm.

Kjo është e para.

E dyta, dhe aspak më e parëndësishmja, është gjuha e përdorur në paragrafët e deklaratës së Presidencës, e sidomos në paragrafin e parafundit dhe të fundit të saj.

Citoj: “Zyra e shtypit e Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për këtë shpërdorim vulgar të medias për shërbime qeveritare”.

Mbasi citoj dhe mbasi kam bërë parashtrimin e mësipërm dhe mbasi ua kemi dërguar mesazhet sqaruese edhe në mënyrë personale, më lind e drejta të pyes se:

Çfarë përfitimi do të kishte qeveria shqiptare nga lajmi aksidental se keni pushuar disa ditë (gjë që nuk është e vërtetë) në jahtin e Babait të Emirit të Katarit, që është një mik i vyer i Shqipërisë dhe të cilin ju e shoqëruat me respekt të veçantë në vizitën që ai bëri në qytetin e Gjirokastrës?!

A nuk është kjo, pra, një yshtje pak sa e papeshuar mirë, nga shkronjësi i Zyrës suaj të Shtypit? Sepse shqiptarisht, ashtu si “miku i shqiptarëve”, babai i Emirit apo Emiri vetë, mund të flejë lirisht në tokë shqiptare, në mënyrë reciproke mund të flihet edhe në jahtin e tij, që është provizorisht shtëpia e tij lundruese (gjë që nuk është e vërtetë).

Një aksident pra, që realisht nuk duhet të ndodhte, nuk mund të etiketohet nga shkronjësi me zell të tepruar, me shpresë që ju nuk e keni miratuar me vëmendje, “si një shpërdorim vulgar” dhe aq më tepër në “shërbim të…”

Ndërsa në paragrafin e fundit thuhet e lexohet me çudi akoma më të madhe:

Institucioni i Presidentit të Republikës rezervon të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës për këtë shpifje dhe denigrim të figurës së Kreut të Shtetit.

Shtrohet përsëri një pyetje e natyrshme dhe logjike, zoti Nishani:

Si është e mundur që të denigrohet figura e Kreut të Shtetit, kur një lajm aksidental, që thotë, le ta zëmë pra, se për dy-tri ditë ju paskeni qenë mysafir mbi këtë anije, (që nuk është e vërtetë), të denigrohet kështu figura juaj?

A nuk ka frikë shkronjësi zellmadh e penëshkurtër, që kjo deklaratë bie edhe në dorën e Babait të nderuar, të Emirit të nderuar të Katarit,  Mik i Shqipërisë?

Se pra, nëse babai i Emirit do t’ju kishte ftuar të kalonit qoftë edhe një natë në atë anije, ju do të refuzonit për të mos u denigruar?

Nga se, nga kush dhe pse?!

Nuk po zgjatem më, sepse përshkallëzimi logjik i ideve mund të na çonte në një “incident diplomatik” aspak të dëshiruar për dy arsye:

E para, sepse Katari dhe Emiri i tij, ka bërë dhe priret të bëjë investime të rëndësishme në Shqipëri.

E dyta, sepse nuk do të doja asesi, që për faj të një shkronjësi, që duket se lexon vetëm gazetën Mapo dhe faqen e saj on line, e pra një fans i hapur apo i fshehtë i yni, por gjithsesi në shkarje të ndjeshme peshoreje, të lëndohej apo aq më tepër të dëmtohej sadopak lobimi që edhe keni bërë në Gjirokastër me Babain e nderuar, të Emirit të nderuar, të Katarit, vend mik!

Zoti Nishani, si një mik i juaji, ju përsëris gjithsesi ndjesën tonë për lajmin e pasaktë, i cili pati ndër ne një jetëgjatësi vetëm disaorëshe.

Gjithashtu ju siguroj që media Mapo, për sa kohë unë e drejtoj atë, nuk ka patur dhe nuk do të ketë ndonjë qëllim denigrues për personin tuaj.

Por gjithsesi, si një gazetar i vjetër në këtë Fshat të Madh ku jetojmë, mendoj se shkronjësi i zyrës së shtypit është nxituar dhe ka përdorur një dorë të rëndë denigruese dhe amatoreske ndaj gabimit aksidental të faqes sonë on line.

Miqësisht dhe në pritje të një kafeje kortezie,



Ju sugjerojmë

Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…
Kryesore

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…

29 Maj, 2025 11:22 am
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo
Kryesore

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

8 Maj, 2025 10:07 am
Para
PD: Kumbarët e avionit të drogës janë në Qeveri

PD: Kumbarët e avionit të drogës janë në Qeveri

Kapet gjysëm ton drogë Shqipërie në Romë

Kapet gjysëm ton drogë Shqipërie në Romë

Dua Lipa një tjetër shqiptare që po “çmend” britanikët

Dua Lipa një tjetër shqiptare që po "çmend" britanikët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 36 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
23 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orën 11:00, në tentativën e 36-të për konstituimin e...

Lexo më shumë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!
23 Qershor, 2025

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të...

Lexo më shumë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
23 Qershor, 2025

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohetdhe shpallet në kërkim autori. Ngjarja sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
23 Qershor, 2025

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t'u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com