MALESI E MADHE– Vetëm një javë pas operacionit të bujshëm në Dukagjin ku policia njoftoi se ka korrur me mijëra bimë kanabis sativa, është rikthyer sërish në fshatrat e thellë të kësaj zone. Sic bën të ditur zyra për mediat e polciisë së shtetit sot janë nisur rreth 400 forca me 60 mjete për një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Dukagjinit, dhe konkretisht ne fshatin Pult.
Sipas policisë, operacioni nisi në disa sipërfaqe toke, ku janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri, parcelat e mbjella me drogë.
Kjo, konsiderohet një zonë me rrezik për policinë pasi një vit më parë gjatë një operacioni u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.