TIRANË-Pushimet duket se kanë përfunduar për opozitën. Lideri demokrat, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e grupit parlamentar dhe për më shumë se një orë është diskutuar për aksionin opozitar të vjeshtës. Mbledhja është zhvilluar me dyert të mbyllura, por përmes burimeve mësohet se në fokus të axhendës së oposzitës në Parlament do të jetë prezantimi i planit të shpëtimit për situatën ekonomike, reforma në drejtësi, procesi i dekriminalizimit dhe shumë ligje e iniciativa të tjera.Ndërkaq nuk ka ende një plan të saktë për protestat në rrugë të opozitës për të cilat Basha foli një muaj më parë.