Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se ditën e nesërme, më 10 qershor, do të stakohet stacioni i pompave në Fushë Kuqe për shkak të punimeve të planifikuara që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 16:00. Si pasojë e kësaj situate, pritet të ketë probleme të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit dhe në zonat përreth.
Ndërhyrja është e nevojshme për realizimin e punimeve në sistemin energjetik dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe abonentëve për shqetësimin e përkohshëm që mund të shkaktohet.
Ujësjellës Kanalizimet Durrës u bëjnë thirrje banorëve të marrin masat e nevojshme për të përballuar intervalin kohor të ndërprerjes së mundshme të furnizimit me ujë.
















