Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa një person ka ndërruar jetë.
Burime paraprake bëjnë me dije se tre persona të tjerë janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

















