Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut të dielën në sfidën kundër Kocaelispor, ku shënoi golin vendimtar në minutën e 91-të dhe siguroi një përmbysje dramatike 1-2 për të tijtë.
Takimi ishte i fortë dhe i luftuar deri në fund, ndërsa në minutat shtesë Muçi finalizoi aksionin që i dha Trabzonsporit tri pikë të arta në garën për titull. Ky gol ‘vulos’ edhe një herë formën fantastike që po kalon futbollisti shqiptar, i cili edhe në mesjavë shënoi në Kupë.
Dhjetë gola këtë sezon për sulmuesin 24-vjeçar i cili i dërgon një ‘SMS’ Sylvinhos për ta rikthyer në Kombëtare.

















