Polonia do të investojë mbi dy milionë euro për ndërtimin e një sistemi të ri anti-dron përgjatë kufirit të saj lindor. Sistemi i ri përforcues kundër dronëve do të përfundojë së ndërtuari brenda 2 viteve të ardhshme. Investimi vjen pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore së nga dronë që dyshohet se janë rusë. Vetëm në shtator, mbi dhjetë dronë të dyshuar rusë hynë hynë në hapësirën ajrore polake. Disa prej tyre u rrëzuan nga avionë të Polonisë dhe të NATO-s, ndërsa mbetjet shkaktuan dëme të shumta materiale.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, tha në një intervistë për The Guardian, se projekti do të integrojë teknologji të reja të mbrojtjes ajrore në fortifikimet ekzistuese kufitare të ndërtuara mbi 10 vjet më pare. Ai tha se aftësitë e para të mbrojtjes mund të jenë operative që brenda gjashtë muajsh. Sipas Tomczyk, sistemi do të përfshijë armë automatike, topa, raketa dhe pajisje për bllokimin e dronëve, disa prej të cilave do të përdoren vetëm në kushte ekstreme ose lufte.
Tomczyk bëri të ditur se pjesa më e madhe e financimit do të vijë nga burime evropiane përmes programit SAFE, me mbështetje shtesë nga buxheti shtetëror i Polonisë, duke paralajmëruar se Evropa përballet gjithnjë e më shumë me provokime dhe akte sabotimi.

















