Serbia dhe strukturat e saj janë angazhuar maksimalisht për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës. Kreu i Inteligjencës Ushtarake Serbe ka paralajmëruar serbët e Kosovës pak para zgjedhjeve përmes grupeve në Telegram.
Raportohet se në rrjetet sociale dhe grupet që shumë serbë përdorin, është duke u shpërndarë një deklaratë e Zoran Stojkoviç.
Në mesazhin e tij ai thotë se nuk ka vend në shërbim për njerëzit që nuk e kanë në zemër Kosovën dhe “Metohinë”, dhe përmend marrjen e Kosovës nga ushtria serbe. Ekspertët në Kosovë besojnë se përmes këtyre presioneve po tentohet: Të rritet ndjenja nacionaliste te serbët e Kosovës. T’ju bëhet me dije se ata që sulmuan Banjskën janë të përgatitur nga shteti serb.
Të paralajmërohen se në zgjedhje veç Lista Serbe duhet të jetë opsion për ta. Të shënjohen si tradhtarë ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

















