Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Presidenca bëri të ditur se ky vendim është me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.
Njoftimi i Presidencës:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 497
Tiranë, më 19.12.2025
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ
















