Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

2025/12/17 at 10:54 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor, e cila e ktheu sërish në detyrë, çështja Balluku mbetet një ndër më zjarrtat e opinionit publik.

Lëvizja e radhës e SPAK ka ngjallur jo pak reagime, ndër të parët që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, por të shumtë ishin ata që reaguan edhe nga radhët e opozitës.

Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi ditën e sotme ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale, ku ka shkëputur një fragment nga kërkesa e SPAK.

“Edi Rama nuk ka më alibi! Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave është e vetmja arsye pse ekzistojnë masat e sigurimit.  SPAK me metoda speciale hetimi ka provuar se Belinda Ballukun ka intimiduar dëshmitarët. Provat ekzistojnë, i ka sjell edhe në Kuvend, por Niko Peleshi i ka mbyllur në kasafortë. Vonesat, kasafortat dhe fshehja e fakteve janë vetëm manovra të dëshpëruara të Edi Ramës për të blerë kohë.

Çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!

Por nuk ka më as rrugëdalje për kryeministrin e Republikës së Korrupsionit! Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!”, shkroi Bardhi.

Emisioni “Opinon” në Tv Klan i cili  mbrëmjen e kësaj të mërkure u ndal tek çështja Balluku, ngriti pyetjen se ku Gazment Bardhi e kishte marrë këtë fragment, i cili sipas SPAK supozohej të ishte një sekret hetimor. Pas kërkesës publike të gazetarit Blendi Fevziu për të dhënë sqarime, Gazmend Bardhi reagoi në “Opinion”, ku shkruan: Materiali është marrë nga dosja te kërkesa që ka sjellë SPAK, faqja 6 e kërkesës.

Megjithatë pikëpyetja ngelet e njëjtë: A ka shkelur Gazment Bardhi ka shkelur ligjin duke publikuar një kërkesë të një institucioni të lartë të drejtësisë?!

Ju sugjerojmë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Para
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se...

Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

TE FUNDIT

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
18 Dhjetor, 2025

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre. Dhe ndërsa këto...

Lexo më shumë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
18 Dhjetor, 2025

Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kalamata për vrasjen e dyfishtë në Finikounda - ku viktima mbteën pronari i një kampingu dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
18 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com