Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit, presioni mbi EBU Nemo, këngëtari zviceran dhe fituesi i Eurovision 2024, ka njoftuar se po kthen trofeun e fituar, si protestë ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e vitit të ardhshëm.
26-vjeçari, fituesi i parë jo-binar i konkursit, tha se ekziston “një konflikt i qartë” midis ideve të Eurovision-it për “unitet, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë” dhe vendimit për të lejuar Izraelin të garojë.
“Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Eurovisionit, fansave që votuan, artistëve me të cilët ndava skenën dhe përvojës që më formoi si person dhe muzikant. Ky vendim vjen nga kujdesi për vlerat që premton Eurovision, jo nga refuzimi i njerëzve që e bëjnë atë të veçantë. Muzika na lidh ende. Ky besim nuk ka ndryshuar, shkroi ai në Instagram.
Prania e Izraelit në Eurovision ka qenë një burim tensioni në rritje, për shkak të luftës në Gaza dhe një polemike rreth votimit gjatë eventit të këtij viti. Pesë vende – Islanda, Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Holanda – kanë njoftuar se do të bojkotojnë eventin sepse Izraelit i është lejuar të garojë.

















