Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

2025/12/12 at 11:58 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 5 janar, ora 09:00 gjyqin paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve.


Mësohet se gjatë seancës, Veliaj ka këmbëngulur në kërkimin e tij për t’ju vënë në dispozicion dosja dhe për t’u nxjerrë nga kafazi i sallës.

Po ashtu bëhet e ditur se Veliaj ka shfuqizuar avokatin e tij. Gjykata i ka caktuar si avokat kryesisht, Valentina Teodoresku.

Kujtojmë se Veliaj po qëndron në qeli prej disa muajsh, me disa akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Kërkesa e plotë e avokatëve të Veliajt:

E nderuar Gjykatë,

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet për gjykim në seancë paraprake kërkesa penale e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si atribuim kundër të pandehurit Erion Veliaj për veprat penale objekt gjykimi.

Në seancën gjyqësore paraprake të datës 02.12.2025, nga ana e të pandehurit Erion Veliaj, i pranishëm në këtë seancë, midis të tjerave është kërkuar:

  1. “Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ-së dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, e cila e konsideron këtë praktikë si trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.
  2. Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes, në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.
  3. Shtyrjen e procedurës derisa kjo e drejtë elementare — e drejta për t’u mbrojtur — të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.”

Kjo kërkesë e paraqitur nga i pandehuri Erion Veliaj, me vendim të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar datë 02.12.2025 është rrëzuar me argumentet e cituar në procesverbalin gjyqësor të seancës.

Konstatojmë se ka qëndrime të ndryshme pranë kësaj Gjykate në zbatimin e ligjit procedural penal, lidhur me njohjen e akteve bazuar posaçërisht në nenet 34/a dhe 327 pika 2 & 3.

Konstatohet se në shumicën e rasteve, të pandehurve të ndryshëm, u mundësohet njohja me aktet dhe marrja e kopjes së tyre.

Posaçërisht, i sjellim në vëmendje kësaj Gjykate se në procedimin penal nr.55 të vitit 2019, në seancën e datës 04.12.2025, e njëjta kërkesë për njohje dhe kopje të akteve është paraqitur nga vetë i pandehuri në seancë, dhe nga ana e Gjykatës kjo kërkesë është pranuar, duke urdhëruar organin procedues që ti mundësoj të pandehurit në paraburgim kopje të akteve të kërkuara personalisht nga ai. Rasti e sjell që edhe në procedimin penal nr. 55/2019, një nga përfaqësuesit e organit të akuzës përkon si në procedimin e relatuar dhe në procedimin ndaj të pandehurit Erion Veliaj.

Duke patur parasysh mënyrën e ndryshme të vendimmarrjes së kësaj Gjykate për procedimin kundër të pandehurit Erion Veliaj si dhe nevojën për të garantuar trajtim të barabartë të të pandehurve në zbatimin e nenit 34/a dhe 327 pika 2 dhe 3, mbi të drejtën e njohjes dhe marrjes së kopjes së akteve, personalisht nga i pandehuri, konstatojmë se qëllimi i kësaj kërkese është të vendoset i njëjti standard për mënyrën e procedimit dhe palët pjesëmarrëse në gjykimin e pranë kësaj Gjykate.

Qëllimi i kësaj kërkese nuk është zvarrijta e procesit por garantimi i të drejtës kushtetuese në bazë të nenit 31 të Kushtetutës i cili parashikon se të pandehurit në paraburgim i duhet vënë në dijeni të plotë, reale dhe efektive materiale të çështjes, të cilat në rastin konkret përbëjnë një volum prej afërsisht 60.000 faqe (në mënyrë elektronike 21 gb).

Theksojmë se kjo Gjykatë ka arsyetuar mbi rrëzimin e kërkesës për njohje me aktet me argumentin se është njohur mbrojtësi i zgjedhur nga i pandehuri Erjon Veliaj dhe është marrëdhënia e tij me të pandehurin për ta njohur atë më aktet.

Ndërkohë, neni 327, pika 2 dhe 3 të Kodit të Procedurës Penale parashikojnë se:

“2. Brenda afatit të parashikuar nga neni 324, i këtij Kodi, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit.

  1. Njoftimi përmban përshkrimin e përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet, kohën dhe vendin e kryerjes, cilësimin juridik, lajmërimin për depozitimin e akteve në sekretari dhe të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje.”

Nga interpretimi literal i nenit 327, pika 2, rezulton se prokurori është i detyruar të njoftojë secilin subjekt të listuar në mënyrë të veçantë, pra “të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën”. Përdorimi i presjeve dhe renditja e pavarur e subjekteve provon se njoftimi nuk është unik, nuk është i bashkuar dhe nuk është i zëvendësueshëm midis tyre. Ligji nuk përdor shprehje si “përmes mbrojtësit” ose “njoftimi i bërë mbrojtësit vlen për të pandehurin”. Përkundrazi, formulimi gramatikor tregon qartë se çdo subjekt ka të drejtë të marrë njoftimin e të njihet me aktet personalisht, dhe jo përmes një subjekti tjetër.

Pika 3 e nenit 327 përcakton se njoftimi duhet të përmbajë edhe “të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje”. Kjo e drejtë u adresohet të gjithë subjekteve që marrin njoftim sipas pikës 2, pra edhe vetë të pandehurit. Dispozita nuk parashikon se e drejta e të pandehurit konsumohet ose shuhet nga ushtrimi i saj nga mbrojtësi. Përkundrazi, struktura gramatikore dhe logjika e dispozitës tregojnë se çdo person i njoftuar ka të drejtën autonome të njihet personalisht me aktet, pa u zëvendësuar nga një përfaqësues.

Arsyetimi i gjykatës se njohja e mbrojtësit mjafton edhe për të pandehurin bie ndesh me interpretimin literal të ligjit, pasi dispozita i drejtohet qartë dy subjekteve të dalluara: të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Në mungesë të një formule ligjore që tregon se mbrojtësi zëvendëson të pandehurin për efekt të njoftimit, nuk mund të krijohet artificialisht një efekt i tillë. Mbrojtësi është një garantues procedural, por jo zëvendësues i të drejtave personale të të pandehurit, të cilat ligji i njeh në mënyrë të vetëqëndrueshme.

Në momentin që i pandehuri shpreh vullnet të drejtpërdrejtë për t’u njohur vetë me aktet, organi procedues ka detyrimin ligjor t’ia garantojë këtë të drejtë. Ky vullnet nuk mund të shpërfillet me arsyetimin se mbrojtësi ka pasur akses në dosje, pasi e drejta procedurale e të pandehurit është personale dhe e pavarur nga mënyra e ushtrimit të mbrojtjes nga avokati. Refuzimi i gjykatës për të vlerësuar kërkesën e drejtpërdrejtë të të pandehurit bie ndesh me strukturën dhe tekstin e dispozitës ligjore.

Nëse do të pranohej që mjafton njohja e mbrojtësit, atëherë përfshirja e të pandehurit në listën e subjekteve që duhet të njoftohen bëhet plotësisht e panevojshme.

Dispozita procedurale duhet të interpretohet në mënyrën që jep më shumë garanci për të pandehurin dhe jo që i kufizon ato. Midis dy interpretimeve – një që e njeh të drejtën e të pandehurit për të parë vetë aktet, dhe një që e mohon atë me arsyetimin se është njohur avokati – duhet të prevaloj interpretimi që garanton të drejtën efektive të mbrojtjes.

Arsyetimi i gjykatës e kthen të pandehurin në subjekt pasiv të procesit, duke kufizuar padrejtësisht një të drejtë të dhënë qartë nga ligji.

Për këto arsye bazuar në nenet 112, të Kodit të Procedurës Penale; 34/a, 327/2/3, 332/c; të Kodit të Procedurës Penale, nenet 31 e vijues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet 3, 6 e vijues të KEDNJ.

KËRKOJMË

–   Revokimi i vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 02.12.2025.



Ju sugjerojmë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
Kronikë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

12 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
Kronikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

12 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

12 Dhjetor, 2025 1:16 pm
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
Bota

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

12 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

12 Dhjetor, 2025 11:14 am
Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme
Bota

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme

12 Dhjetor, 2025 10:46 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

12 Dhjetor, 2025 10:19 am
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë
Bota

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

12 Dhjetor, 2025 10:08 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

12 Dhjetor, 2025 9:53 am
Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
Kronikë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

12 Dhjetor, 2025 9:27 am
Para
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
















TE FUNDIT

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
12 Dhjetor, 2025

Në seancën paraprake të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...

Lexo më shumë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
12 Dhjetor, 2025

Njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar në rrahjen masive në Shkodër është arrestuar nga policia e Shkodrës. Forcat “Shqiponja” kanë...

Lexo më shumë

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
12 Dhjetor, 2025

Ukraina është i gatshëm të pranojë krijimin e një zone të demilitarizuar në Donbas. Kështu shkruan Le Monde, duke cituar...

Lexo më shumë

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
12 Dhjetor, 2025

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit, presioni mbi EBU Nemo, këngëtari zviceran dhe fituesi i Eurovision 2024, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com