Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq.
Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.















