Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

2025/12/02 at 3:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

Raketa balistike ndërkontinentale ruse e pagëzuar si ‘Satan II’ ka dështuar përsëri në testim, duke shpërthyer pasi është rrëzuar përsëri në Tokë. Raketa Sarmat RS-28, një armë hipersonike e aftë të mbajë koka bërthamore dhe që në Rusi paraqitet si ‘më vdekjeprurësja në botë’, u lançua nga poligoni Yasni në rajonin e Orenburgut.

Pak sekonda pas ngritjes, raketa doli nga kursi, duke lënë pas re tymi të zeza, përpara se të përplasej e të shpërthente jo shumë larg rampës. Kjo nuk është hera e parë që një testim i raketës ruse ka përfunduar me një shpërthim, pasi një përpjekje e mëparshme në shtator 2024 në Kozmodromin Plesetsk, në veri të Moskës, la një krater të madh në vendin e lëshimit.

Pavarësisht pengesave, Vladimir Putin shprehu besim disa javë më parë se Sarmat do të jetë gati për përdorim operacional vitin e ardhshëm.

“Këtë vit do të kryejmë teste luftarake dhe vitin tjetër do ta vëmë në shërbim”, tha shefi i Kremlinit.

Raketa 35 metra e gjatë, që peshon më shumë se 200 ton dhe arrin një rreze veprimi prej rreth 18,000 kilometrash, është projektuar për të mbajtur koka bërthamore të shumëfishta që synojnë objektiva në SHBA dhe Evropë. Anëtari i Këshillit të Sigurisë rus, Vyacheslav Volodin, më parë pretendoi se ajo mund të godiste ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg në më pak se katër minuta.

Vendosja e parë ishte planifikuar për vitin 2018, por një sërë testesh të dështuara e kanë vonuar atë deri më tani dhe vetëm një nga testimet është konsideruar pjesërisht i suksesshëm.

Imazhet satelitore të lëshimit të fundit, sipas analistëve, tregojnë rënien e raketës vetëm rreth një kilometër nga pika e nisjes dhe një krater rreth 70 metra të gjerë. Por besohet se Rusia do të vazhdojë testimet pavarësisht dështimit.

“Në një kuptim më të gjerë, në Moskë ende ekziston bindja se atyre u duhet një raketë e madhe dhe e rëndë që mund të mbajë një numër të madh kokash bërthamore dhe sistemesh për të depërtuar në mbrojtjen amerikane nga raketat”, tha Pavel Podvig , studiues i OKB-së dhe drejtor i projektit ‘Forcat Bërthamore Ruse’.

The Sarmat ICBM had a failed launch. So much for Russia's so-called wonder weapon. They'd end up blowing themselves up. pic.twitter.com/Pvbun7AYRq

— PaulC (@PaulConRO) November 29, 2025

Ju sugjerojmë

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
Bota

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

2 Dhjetor, 2025 4:21 pm
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

2 Dhjetor, 2025 3:18 pm
Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
Kronikë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

2 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama: Gjeni një rast në botë ku një gjykatës pezullon nga detyra një anëtare qeverie

2 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun
Kryesore

Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun

2 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Kronikë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

2 Dhjetor, 2025 10:33 am
Para
Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

TE FUNDIT

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
2 Dhjetor, 2025

Portet greke janë një nga zonat më pak të njohura, por më të nxehta të përplasjes strategjike të vazhdueshme, midis SHBA-së...

Lexo më shumë

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit
2 Dhjetor, 2025

Raketa balistike ndërkontinentale ruse e pagëzuar si 'Satan II' ka dështuar përsëri në testim, duke shpërthyer pasi është rrëzuar përsëri...

Lexo më shumë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
2 Dhjetor, 2025

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Bëhet fjalë për Marselo...

Lexo më shumë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
2 Dhjetor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas italian, banues në Torino, i cili akuzohet se tentoi të vidhte dy automjete ndërsa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com