Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2025/12/02 at 12:22 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur nga drejtësia të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Kuvendi. Opozita i referohet kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e cilëson të paprecedentë.

“Një kërkesë e tillë e kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend. Në një sjellje normale, në një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, Kryeministri duhej të kishte propozuar menjëherë shkarkimin nga detyra të një ministri që është marrë i pandehur për abuzime në disa procedura prokurimi publik, me vlerë miliona euro, dhe kurrsesi nuk mund të sillet si zyrë avokatie për një të pandehur”.

Grupi Parlamentar i PD-së argumenton gjithashtu se veprimi i kryeministrit përbën ndërhyrje të hapur në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon të forcojë kulturën e pandëshkueshmërisë. Opozita thekson se, në çdo standard europian, një ministër i marrë i pandehur për abuzime me fonde publike duhej të shkarkohej menjëherë, e jo të mbrohej nga Rama.

“Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike; më saktë është mjet presioni/mesazhi politik dhe nuk synon zgjidhje juridike. Ne, deputetët e opozitës, vlerësojmë se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, që synon vetëm të japë mesazhin për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik dhe antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm e të papenguar nga organet hetimore.”

Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Kronikë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

2 Dhjetor, 2025 10:33 am
Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
Kronikë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

2 Dhjetor, 2025 10:26 am
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
Kronikë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

2 Dhjetor, 2025 9:30 am
Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
Kronikë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

2 Dhjetor, 2025 9:23 am
Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
Bota

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

2 Dhjetor, 2025 9:08 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 02 dhjetor 2025

2 Dhjetor, 2025 7:36 am
Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm

TE FUNDIT

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Dhjetor, 2025

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
2 Dhjetor, 2025

Çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kolegji nuk...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
2 Dhjetor, 2025

PS do të votojë kandidaturën që do të mbështesë PD për Avokatin e Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant...

Lexo më shumë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
2 Dhjetor, 2025

Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com