Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

2025/12/02 at 9:30 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga është vënë ish-ortaku i Mëhallës me akuzën për vrasje si dhe roja i karburantit, ku ndodhi ngjarja, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Naldi Gjini, i cili u shoqërua një ditë më parë pasi ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit, është ende i shoqëruar dhe pa fletë arresti. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Naldo Gjini, me origjinë nga Lezha, ishte parë ditëve të fundit të qarkullonte në rrugën e Kombit me makinën që përdorën autorët në vrasje. Policia e Lezhës ushtroi kontrolle në banesën e tij në Lezhë. Automjeti i përdorur nga autorët ishte në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina më qira.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës kur biznesmeni Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyrë në makinën tip “Range Rover”. Ai u qëllua tre herë me plumba pistolete, dy prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njëri nga autorët ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe e ka qëlluar. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë.Brenda mjetit, që u gjet e djegur paraditen e djeshme, u gjet edhe një pistoletë Beretta e përdorur në krim.

43-vjeçari ishte person i njohur për policinë, pasi rezulton penal me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan. Ai ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollywood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar.

Ju sugjerojmë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
Kronikë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

2 Dhjetor, 2025 10:26 am
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
Kronikë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

2 Dhjetor, 2025 9:23 am
Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
Bota

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

2 Dhjetor, 2025 9:08 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 02 dhjetor 2025

2 Dhjetor, 2025 7:36 am
Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm
Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
-U tha në Opinion

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

1 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

1 Dhjetor, 2025 10:22 pm
Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
Politikë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

1 Dhjetor, 2025 10:06 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

“Shëndeti i tij, i shkëlqyer”, rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

1 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Para
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

TE FUNDIT

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
2 Dhjetor, 2025

Veliaj ka folur në seancën paraprake, ku është shprehur se dërgimi i tij në paraburgim, që e quan si "kafaz"...

Lexo më shumë

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
2 Dhjetor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është shoqëruar drejt ambienteve të...

Lexo më shumë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
2 Dhjetor, 2025

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga është...

Lexo më shumë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
2 Dhjetor, 2025

Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com