Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për “korrupsion”.
Para se të futej në GJKKO Zeka hyri në SPAK, ku qëndroi për gati 50 minuta.
Kujtojmë se Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme, pas përfundimit të ekspertizës mjekësore që konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore.














