Reshjet e borës të orëve të fundit kanë krijuar shtresa dëbore dhe akulli në segmentet e rrugës që lidhin Panaritin me zonat përreth, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Pas përkeqësimit të kushteve atmosferike, ekipet e Bashkisë Korçë kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen e aksit të hapur dhe të sigurt për lëvizjen e automjeteve.

Aktualisht, rruga është e kalueshme, ndërsa situata po monitorohet në vijim nga autoritetet përkatëse për të garantuar qarkullim normal dhe siguri për banorët e zonës.


















