Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të tretë.
Duke iu referuar çështjes së bisedimeve midis një delegacioni ukrainas dhe aleatëve të tij, ai tha: “Përfaqësuesit tanë e dinë se si t’i mbrojnë interesat kombëtare të Ukrainës dhe saktësisht se çfarë nevojitet për të parandaluar Rusinë të kryejë një pushtim të tretë”.
Sipas Zelenskyt, paqja e vërtetë bazohet gjithmonë në siguri dhe drejtësi të garantuar.
“Kjo tani ka të bëjë me shumë më tepër sesa pika specifike të një dokumenti apo një tjetri. Është e nevojshme të sigurohet që askund në Evropë apo në botë të mos mbizotërojë parimi se krimet kundër njerëzve dhe njerëzimit, kundër shteteve dhe popujve, mund të kenë ndonjë shpërblim ose falje.”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, po ushtron trysni mbi Ukrainën që ta pranojë një plan paqeje me 28 pika deri më 27 nëntor, duke kërcënuar se do ta ndalë mbështetjen amerikane nëse Kievi e s’e pranon propozimin.
Plani kërkon që Ukraina ta dorëzojë mbi 20 për qind të tokës së saj, ta kufizojë ushtrinë nga 880.000 në 600.000 trupa, dhe të heqë dorë nga synimi për anëtarësim në NATO.














