Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkuar në kryeministri, pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë territoritet të Shqipërisë në kuadër të hetimeve për tunelin e Llogarasë.
Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ku thuhet se vlera e tij është rritur 50 milionë euro.


















