Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u ekzekutua në një atentat Gilmano Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri (Shaljani), i cili rezultonte se ishte një punonjës në provë i këtij institucioni të rëndësishëm.
AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.

















