Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kanë dalë sot para parlamentit për të bërë raportimin e tyre të radhës. Ka pasur më shumë vëmendje te Prokurori i Përgjithshëm i cili ka adresuar edhe kritikat e tij për Kodin e ri Penal. Raportimi i Dumanit ka qenë strikt, brenda linjës zyrtare. Nuk ka pasur asnjë koment më shumë. Ai u është përgjigjur pyetjeve të opozitës, të fokusuara te hetimet ndaj krerëve më të lartë të shtetit ku përfshiheshin komentet dhe lajmet më të fundit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në Kosovë, Albin Kurti ka humbur mundësinë e tij për të krijuar një qeveri të re për 5 deputetë më shumë. Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Një fitore e vetme e Kurtit është më e vështirë, kurse kompozimi politik vështirë se do të ketë ndryshim.
Të ftuar: Ornela Çuçi, Neritan Sejamini, Artan Hoxha, Anri Balaj
	    	
		    
















