Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa priten shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s.

















