Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

2025/10/27 at 10:11 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm.

Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla.

Sali Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre. Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.

Jorida Tabaku: Si kryetare e Komisionit Hetimor të inceneratorëve kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri Rama. asnjë prej tyre nuk është sot para drejtësisë.

Lucciano Boçi: Kur lexuat pyetjen “pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën”, kjo pjesa këtu (drejtohet nga PS) u gajas shumë. Dhe në fakt më shumë se unë, duhet të shqetësoheni ju pasi nëse ne u akuzojmë se si institucion jeni bërë instrument i pushtetit, këta e dinë shumë mire dhe e besojnë. Nuk e besojnë kurrë që ai kryeministër do vijë një ditë dhe do pyetet atje. Për çështjen e krimit zgjedhor në Shkodër, mu referuat që kam dhënë indicie. Ka ardhur kryetarja e PD-së në SPAK dhe është intimiduar se do akuzohet për kallëzim të rremë. Ndërsa unë u kam kërkuar takim dhe kam marrë përgjigje nga asistentja juaj se “nuk mund t’ju takoj”.

Elda Hoti: Ju thatë se nuk bëni arrestime, po a bashkëpunoni ju me policinë e shtetit? Si ka mundësi që SPAK nuk verifikon rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave të karteleve dhe thotë nuk e njeh çështjen “Aruba”. Kjo është kapja e drejtësisë dhe zotit Dumani që nuk guxon të veprojë ndaj ministrave dhe aq më pak kur përmendet kryeministri.

Tedi Blushi: Sot dëgjuam jo një drejtues prokurorie, por një patronazhist në krye të një strukture që ka pasur dhe ka vetëm një qëllim: jo të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin, por të godasë pluralizmin politik. Është bërë më shumë se një vit që Ilir Meta ndodhet në izolim ekstrem, i rrëmbyer në mënyrë kriminale për llogari të Ramës.

Klevis Balliu: Duhet të jemi më të sinqertë me qytetarët, të mos themi po hetojmë, por të themi po bëjmë sikur hetojmë që të na rrojë partia dhe të na rrojë qeveria.

Ju sugjerojmë

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
Kronikë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28 Tetor, 2025 10:00 am
I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
Kronikë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

28 Tetor, 2025 9:47 am
Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Para
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi...

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

TE FUNDIT

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
28 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në...

Lexo më shumë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
28 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj Ilir Metës. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
28 Tetor, 2025

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga...

Lexo më shumë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
28 Tetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com