Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë.
Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

















