Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

2025/10/20 at 11:02 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre.

Gazetari Berat Buzhali, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, sqaron fillimisht se i gjithë thelbi i konfliktit midis Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, lidhen me aksionet.

“Tek aksionet. Ka pasur dakordësi, që Valon Ademit i takojnë 48% apo 49% e aksioneve.

Në komunikimet që këta kanë pasur gjatë gjithë kohës, që prej vitit 2021, ka dakordësi që aksionet i takojnë Ademit. Mbi çfarë merite? Zoti e di, por që e ka konfirmuar Behgjeti. Jo vetëm që e ka konfirmuar Behgjeti. Behgjeti e ka autorizuar me prokurë Valon Lukën që t’ia bëjë kontratën”, tha gazetari.

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fejvziu, shprehet se pretendimi i Mabco Construction SA është që personi që ka firmosur marrëveshjen nuk ka pasur konfirmim për këtë kontratë. Gazetari Buzhala, sqaron se Pacolli ka autorizuar administratorin e kompanisë së tij, Valon Lukën, për nënshkrimin e marrëveshjes, por më pas e ka shkarkuar.

“Behgjeti e ka dhënë firmën dhe ka nënshkruar kontratën prej atij Valoni tjetër, Valon Lukës. Behgjet Pacolli pastaj e ka shkarkuar Valon Lukën”, tha gazetari.

Aeroporti i Vlorës është një koncesion tejet i rëndësishëm, ku deri më tani shteti nuk është përfshirë. Por, një përfshirje e shtetit mund të çonte në arbitrazh. Për këtë, Buzhala mendon se ekziston mundësia e një përballjeje mes Pacollit dhe kryeministrit të vendit, për të gjetur një zgjidhje.

“Unë e besoj që në një moment të caktuar, zoti Behgjet Pacolli do të ulet me qeverinë shqiptare, me Edi Ramën dhe do ta gjejë zgjidhjen. Nëse s’ka marrëveshje mes Pacollit dhe qeverisë shqiptare, kjo çështje do të çojë në arbirtrazh, do të njollosë edhe projektin e aeroportit”, tha ai.

Sakaq, sipas gazetarit, për shkak të konflikteve mes aksionerëve, ka pasur dhe një zhvillim pozitiv për aeroportin e Vlorës, janë përshpejtuar punimet e saj.

“Behgjet Pacolli me kompaninë e vet po i kryen punimet, sepse i ka ndarë punët. Valoni me pistën, Behgjet Pacolli me objektet. Për shkak të këtyre konflikteve që kanë me njëri tjetrin, i kanë përshpejtuar punimet që të dalin para Edi Ramës dhe të fajësojnë njëri-tjetrin që ky është mbrapa. Pra, kjo zënka mes tyre ka ndikuar pozitivisht në përshpejtimin e punëve”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut
Bota

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

21 Tetor, 2025 11:38 am
Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias

21 Tetor, 2025 11:08 am
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Bota

Netanyahu njofton kandidaturën për zgjedhjet e 2026-ës: Do të fitoj

21 Tetor, 2025 10:45 am
Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella e Rey Manaj
Sport

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella e Rey Manaj

21 Tetor, 2025 9:43 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tentuan të kalonin kanabis nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë në Rinas

21 Tetor, 2025 9:40 am
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Aktualitet

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

21 Tetor, 2025 9:22 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

21 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 tetor 2025

21 Tetor, 2025 8:01 am
Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Para
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse...

Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, 21 tetor 2025

TE FUNDIT

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut
21 Tetor, 2025

Dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni. Kështu e ka nisur rrugën e tij drejt burgut ish-presidenti Nicolas Sarkozy....

Lexo më shumë

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias
21 Tetor, 2025

“Shpresoj të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Komisionit të Venecias, por të jemi stabël”. Kështu u shpreh deputeti socialist...

Lexo më shumë

Netanyahu njofton kandidaturën për zgjedhjet e 2026-ës: Do të fitoj

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
21 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar të shtunën, 18 tetor, se synon të garojë në zgjedhjet e planifikuara në tetorit...

Lexo më shumë

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella e Rey Manaj

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella e Rey Manaj
21 Tetor, 2025

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3 100 euro....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com